Në Mitrovicë e Kizhnicë luhet për titullin

Feronikeli do ta ketë përballjen më të vështirë në këtë kampionat pasi që luan si mysafirë i Trepçës ’89 në ‘Riza Lushta’.

Nikli me një fitore do të afrohej te titulli i kampionit, por ‘minatorët’ kanë treguar se nuk bëjnë kompromise këtë vit.

Edhe Prishtina që është në pozitën e dytë do ta ketë një përballje aspak të lehtë kundër Hajvalisë që tashmë është mësuar si të fitoj kundër Prishtinës.

Besa është nikoqirë i Drenicës në një ndeshje ku të dy skuadrat do të mundohen të marrin pikë.

Drita dhe Istogu që luajnë për të shpëtuar nga barazhi, do të përballen me dy skuadra që tashmë janë pjesë e Ligës së Parë, Ferizajn dhe Trepçën.

Kosova e Vushtrrisë pa objektiva do ta pres Vëllaznimin që i duhen pikët.

 

Raiffeisen Superliga – Java e 30-të

Besa –Drenica (14:00)

(S.Isufi. F.Jakupi. G.Mehmeti. K.Vula)

Trepça ‘89 – Feronikeli (14:00)

(I.Kelmendi. A.Ejupi. B.Rama. B.Kosumi)

Hajvalia – Prishtina (16:00)

(H.Hajdari. D.Preniqi. K.Bajrami. M.Bejtullahu)

Kosova (V) – Vëllaznimi (16:00)

(B.Gashi. J.Musolli. F.Abrashi. I.Ceraviku)

Trepça – Istogu (16.00)

G.Shala. B.Morina. V.Kelmendi. T.Maloku

Ferizaj – Drita (16:00)

(B.Jahmurataj. S.Berisha. M.Berisha. G.Nuza)