Në mesjavë zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, na presin duele interesante

Të mërkurën më 16 mars, zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. 

Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi do të përballet me Gjilanin, shkruan Gazeta Olle.

Dy skuadrat u takuan të dielën edhe në xhiron e 25-të të Superligës, në ndeshjen e cila u mbyll me barazim 1-1.

Një tjetër duel i fortë do të jetë ai ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Suharekasit po kalojnë një sezon fantastik, ndërsa kryeqytetasit kanë gjetur rrugën e fitoreve pas një serie të gjatë negative.

Lehtë nuk do ta ketë as Drita, e cila do të ketë përballë skuadrën e Ulpianës.

Në ndeshjen tjetër, takohen 2 Korriku dhe KEK-u, dy skuadrat e vetme nga Liga e Parë dhe Liga e Dytë. /Gazeta Olle/

 

 

Broja po “shënon” edhe jashtë fushës, kjo është e dashura e sulmuesit shqiptar

I shkaktoi 24 qepje në fytyrë pas goditjes brutale me bërryl, futbollisti përjashtohet nga klubi