Në mesjavë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Ndeshjet luhen si për hendbollistë ashtu edhe për hendbolliste.

Priten ndeshje të mira, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë befasi.

Te hendbollistët, të mërkurën janë ndeshjet: Besa Famgas – Istogu (18:30), Prishtina – Lepenci (17:30), Trepça – Samadrexha (18:00), Rahoveci – Ulpiana (19:30), Kastrioti – Drita (18:00), Deçani – Prizreni (19:00), Vushtrria – Llapi (18:00).

Ndeshja e vetme që luhet të enjten është ajo në mes të Vëllaznimit dhe Vjosës (19:00).

Te hendbollistet, ndeshjet e të mërkurës janë: Prishtina – Samadrexha (19:30), Kastrioti – Ulpiana (16:00), Shqiponja – Vjosa (16:00), Vëllaznimi – CLICK (18:30).

Të enjten janë ndeshjet Istogu – Dukagjini (20:00), Ferizaj – Drita (17:00), Vushtrria – KEK-u (17:30).

Të premten është ndeshja Jusuf Gërvalla – Llapusha (18:00).

Të dielën fillon Liga e Veteranëve

Kosova U21 ka filluar me stërvitje në Antalia, do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore