Tchouameni ka qenë kyç për skuadrën e Ligue 1, pavarësisht fillimit të tyre të vështirë të sezonit që i sheh ata të qëndrojnë në mes të tabelës.
I riu është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Monakos në ligë këtë sezon, përveç njërit, dhe ngritja e tij është shpërblyer me një thirrje në skuadrën e Francës.
21-vjeçari është vendosur si lojtar i rregullt për kampionët në fuqi të botës nën drejtimin e Didier Deschamps.
Real Madridi ka treguar interes të madh për 21-vjeçarin dhe thuhet se po e ndjek atë, por ata nuk janë i vetmi klub i lartë që monitoron mesfushorin.
Liverpool, Manchester City, Juventus dhe Bayern Munich gjithashtu janë lidhur me francezin.
Por Chelsea është favorit për të siguruar nënshkrimin e Tchouameni verën e ardhshme, sipas ‘Tuttomercatoweb’.
Tchouameni aktualisht po mëson ‘zanatin’ e tij nën krahun e bashkëlojtarit të Monacos dhe ish-yllit të Chelsea dhe Arsenal, Cesc Fabregas.
Sipas ‘Marca’, ai është shumë i përulur dhe modest dhe është i fokusuar të punojë shumë dhe të përmirësojë lojën e tij.
Kontrata e francezit skadon në vitin 2024, por Monaco raportohet se do të ishte i gatshëm ta linte yllin të largohej në fund të sezonit, nëse do të kishte një ofertë prej 50 milionë euro (43 milionë funte).
Skuadra e Thomas Tuchel është gati të largojë konkurrencën dhe thuhet se është e përgatitur të shpenzojë 60 milionë euro për shërbimet e tij, më e lartë se çmimi i kërkuar i Monakos.