Në Liman Gegaj, luhet ndeshja për të siguruar biletën në BKT Superligën e Kosovës

Java e fundit në BKT Superligën e Kosovës do të sjellë një nga ndeshjet e cila vulos fatin e sezonit për dy skuadrat.

Malisheva do të jetë nikoqire e skuadrës së Dukagjinit, dhe me një fitore eventuale të Malishevës, do të largohej nga pozita që dërgon klubin në zonën e Play Out.

Dukagjini do të ketë dy mundësi, përpos fitores, skuadrës së Armend Dallkut i nevoitet vetëm barazimi për të siguruar qëndrimin edhe për vitin tjetër në elitën e futbollit kosovar.

Malisheva pozicionohet në vendin e tetë, duke grumbulluar 47 pikë, ndërsa Dukagjini është në pozitën e pestë me 49 pikë pas 35 javësh në futbollin kosovar.

/Gazeta OLLE/

Strakosha arrin marrëveshje me skuadrën londineze

Festë e çmendur nga Dinamo pas shpalljes kampion në Kroaci