Në kulmin e Luftës së Kosovës, Tare ndihmoi refugjatët kosovarë: “Vëllai im gjithmonë fliste fjalë të mira për Taren”

Gjatë vitit 1999vëllëzërit shqiptarë bën gjest fisnik dhe madhështor, duke i ndihmuar refugjatët që e lanë Kosovën.

Në ndihmë me para dhe akomodim shqiptarëve të Kosovës, në atë kohë, iu doli edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Për gjestin fisnik të Tares për Insportin, ka folur Vehbi Berisha, vëllai i ndjerë i të cilit ka qenë i strehuar tek shtëpia e Tares.

“Gjatë luftës vëllai i ndjerë ka qenë i strehuar tek familja e zotërit Igli Tare në Tiranë”.

“Vëllai im gjithmonë fliste fjalë të mira për Taren. Ai iu ndihmoi me të gjitha të mirat që ka pasur” – tha Vehbi Berisha për Insportin.

Në kulmin e Luftës së Kosovës, më saktë në mars të vitit 1999, gati 435 mijë refugjatë u larguan nga Kosova për në Shqipëri.

Ndryshe, ish- përfaqësuesi i Kombëtares Shqiptare, gjatë karrierës së tij prej futbollisti ka shëtitur në shumë skuadra Evropiane. Në vitin 2001, ish-sulmuesi shtatlartë, kaloi në Serie A, tek klubi Brescias, në të cilën skuadër militonin edhe legjendat e futbollit botërorë, siç janë: ikona e futbollit italiane, Roberto Baggio, trajneri i tanishëm i “Qytetarëve”, Pep Gurdiola dhe mesfushori kreativ, italiani Andrea Pirlo.

 

“Ne nuk gabojmë që kërkojmë ndryshimin”, mesazhi i fuqishëm i presidentit të Malishevës pas ndeshjes me Gjilanin

Goli i bukur i Bersant Celinës në Angli me fanellën e Ipswichit (Video)