Në kuadër të “Javës së Futbollit”, organizuar nga Olimpiada Speciale e Kosovës dhe mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport është mbajtur turneu në futbollin unifikues, me ekipet pjesëmarrëse nga Prishtina, Podujeva, Gjilani dhe Ferizaj.
Kjo ngjarje që përmbylli edhe “Javën e Futbollit” mblodhi mbi 60 sportistë të rinj, trajnerë, mësimdhënës, familjarë dhe vullnetarë.
Për të ndjekur nga afër këtë turne që u mbajt në stadiumin e klubit të Ramiz Sadikut në Prishtinë, i pranishëm ishte edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.
Ekipi unifikues nga Podujeva fitoi vendin e parë, Gjilani vendin e dytë, Prishtina vendin e tretë dhe Ferizajt i takoi vendi i katërt.
“Java e Futbollit” ka për qëllim gjithëpërfshirës në sport të personave me aftësi të kufizuara intelektuale, për të nxitur një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.