Në kryeqytet po luhet derbi i hendbollit

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, po luhet derbi i superligës së hendbollit për meshkuj, Prishtina – Besa Famiglia.

Rivalët e moçëm kërkojnë fitoren për kreun e renditjes.

Bazuar në përballjet e kaluara, fituesi nuk është ditur deri në sekondat e fundit, e kështu pritet të jetë edhe tani.

Mëkat, që numri i tifozëve të pranishëm nuk është i madh. (Gazeta Olle)