Në konferencën për Atleticon, Pique tallet sërish me Realin

Gerard Pique e ka injoruar keq Real Madridin në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i Barcelonës ka thënë që skuadrën e tij e pret një punë e vështirë ndaj skuadrës së dytë më të mirë në Spanjë, Atletico Madridit.

“Atletico po bën një sezon të shkëlqyer. Do të jetë e vështirë sepse do të luajmë ndaj skuadrës së dytë më të mirë në Spanjë”, deklaroi Pique.

“Do të jetë një sfidë interesante por besoj që do të kualifikohemi tutje. Finalja? E dua Real Madridin, pse jo”, shtoi Pique.