“Në Klinë nuk do të mund të mbijetoja”

Historia e Shkëlzen Gashit, njëjtë si e futbollistëve tjerë nga Kosova, është mjaft rrëqethëse.

Edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare e kishte një fëmijëri të vështirë, ndërkohë që familja e tij kishte emigruar drejt Perëndimit në vitet e 90-ta, në kërkim të një jete më të mirë.

Në fakt, historia e familjes Gashi fillon larg Amerikës. Shkëlzeni ishte lindur në Zurich të Zvicrës, më 15 korrik 1988. Prindërit e tij, të dy të lindur në Klinë. Si shumë të tjerë edhe prindërit e futbollistit kishin emigruar drejt Zvicrës për t’i ikur luftës që po fillonte në territoret e ish-Jugosllavisë.

Shkelzen Gashi

“Prindërit e mi janë emigrantë në Zvicër pasi tashmë në Klinë nuk kishte mbetur më asgjë. Lufta i kishte përfshirë të gjithë, kështu është dashur të largoheshin. Kam admirim për ta sepse e kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme dhe për këtë jam krenar për ta dhe ndihem me fat që i kam prindër. Nëse do të rritesha atje (në Klinë) nuk do të mund të mbijetoja”, ka thënë fillimisht futbollisti i Colorado Rapids për “MLS People”.

Gashi

I lumtur për Përfaqësuesen e Kosovës

Gashi e ka zemrën e ndarë në gjysmë. Ai luan për Shqipërinë, me të cilën ka zhvilluar 16 ndeshje dhe ka realizuar një gol dhe ka luajtur në “Evropianin 2016”, por ai e ka shprehur lumturinë e tij për faktin se futbolli kosovar është pranuar në UEFA e FIFA dhe se Përfaqësuesja e Kosovës e ka mundësinë tash e tutje të luajë në kualifikimet e Evropianit dhe të Botërorit.

“Jam i lumtur që Përfaqësuesja kosovare mund të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s dhe të FIFA-s. Është vendi im i origjinës dhe kjo nuk më bën tjetër pos të lumtur. E kam zgjedhur Kombëtaren shqiptare sepse prindërit e mi gjithmonë janë ndier shqiptarë dhe kështu ndihem edhe unë. Kam miq dhe bashkëlojtarë që luajnë për Kosovën, nuk mund ta urrej kurrë këtë Përfaqësuese, është një gjë e komplikuar. Jam i nderuar që jam shqiptar, por jam krenar edhe për tokën time të origjinës që po merr pjesë me Përfaqësuesen në eliminatore”, ka vazhduar Gashi.

gashii

Karriera e lavdishme e Gashit

Gashi e kishte arritur kulmin në Grasshopper, ku ishte shpallur golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane.

Me këtë ekip kishte shënuar 26 gola dhe kishte dhuruar 12 asistime nga 72 ndeshje. Më pas ishte transferuar tek Baseli, në vitin 2014.

gASHI

Me gjigantin zviceran kishte debutuar edhe në Ligën e Kampionëve, duke realizuar 32 gola e 9 asistime në 57 ndeshje.

Në shkurt të vitit 2016 i erdhi thirrja nga Colorado Rapids dhe ai nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë, duke zhvilluar 39 ndeshje dhe duke realizuar 12 gola + 4 asistime.

FBL-EURO-2016-ALB-TRAINING