Në këtë televizion transmetohet ndeshja Kosovë – Norvegji

Sot me fillim nga ora 19:00 zhvillohet ndeshja ndërmet Kosovës dhe Norvegjisë në konkurrencën e femrave.

Dueli është i vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror konkurrencën e femrave “Australi&Zelandë e Re 2023”, shkruan Gazeta Olle.

Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK 4.

Për dallim nga ndeshja e parë kundër Shqipërisë (1:1), kur Kosova hyri me synim për fitore dhe me lojë sulmuese, kësaj radhe përzgjedhësja Afërdita Fazlija do të jetë e detyruar të ndryshojë skemën e lojës, duke i kushtuar më shumë vëmendje repartit defanzivë, marrë parasysh cilësitë e kombëtares norvegjeze, e cila para pak ditësh e mundi Armeninë me rezultat të lartë, 10:0.

/Gazeta Olle/

Lewandowski, merr “Këpucën e Artë” për sezonin 2020/21

Starti i mirë i edicionit rrit “apetitin” e Malishevës, synohet një vend që dërgon në garat evropiane