Skuadra e Batatinës luan ndeshjen kthyese ndaj Shkupit në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.
Llapi ka njoftuar se kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kujtojmë se ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup, llapjanët e humbën me rezultat 2-0.
Përballja e nesërme fillon nga ora 20:00 dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka premtuar spektakël.
/Gazeta Olle/