Mbyllet ndeshja miqësore ndërkombëtare, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Osijekut.
Skuadra kroate arriti fitore me shifrat 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori nga Kosova i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda.
45 minutëshi i parë ka përfunduar pa gola 0:0, me 89-shin që kërcënoi disa herë.
Sipas raportit LIVE të Osijekut, Otto John, del të jetë lojtari që po u shkakton probleme kroatëve, raporton Gazeta Olle.
Takimi u zhvillua në Maribor të Sllovenisë, ku kampionët tanë po përgatiten.
Mitrovicasit do të debutojnë në Ligën e Kampionëve më 27 qershor.
Më 19 qershor do të mësojnë shortin e Ligës së Kampionëve.
Trepça ’89 u paraqit ndaj Osijektu në formacionin si më poshtë.
Formacioni titullar: Hajdini, Islami, Richards, Izmaku, Potoku, Mustafa, Jashari, Lushtaku, Hasani, Hajdari dhe Otto John.