Në kërkim të një mbrojtësi, skuadra italiane kthehet nga Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti mund të mbetet në Serie A, por të ndryshojë ambient gjatë janarit. 

Monza po mendon të përforcohet në mbrojtje dhe mediat italiane raportojnë se e shohin Gjimshitin si blerje ideale, shkruan Gazeta Olle.

Mbrojtësi shqiptar kishte pësuar një lëndim dhe gjendja e tij nuk është optimale, pasi ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje në këtë edicion në Serie A.

Problem tjetër qëndron edhe vetë klubi i Atalantas, të cilët vështirë se mund të lejojnë largimin e Gjimshitit, duke qenë se marsin e kaluar ata zgjatën kontratën deri në vitin 2026. /Gazeta Olle/

Festuan me kërcime nga më të ndryshmet, Tite tregon nëse Brazili do të vazhdojë vallëzimin pas golave

Modric flet para sfidës ndaj Brazilit: Viniciusin dhe Rodrygon i dua si fëmijët e mi