Në kërkim të gjysmëfinales

Sigal Prishtina do të luaj sot në çerekfinale të Ligës Ballkanike në Rumani, përballë Cariovas. Kryeqytetasit në këtë takim nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Dardan Berishës, i cili nuk ka arritur të rikuperohet as për këtë takim.

Trajneri i prishtinasve Marjan Ilievski, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, tha se shpreson që të kenë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje.

“Është me rëndësi që të kemi një paraqitje të mirë, për të pasur përparësinë e terrenit në ndeshjen e kthimit. E kemi parasysh rëndësinë e kësaj ndeshje me Craiovan dhe natyrisht që synojmë fitore. Në këtë fazë të garave vendos koshdallimi dhe besoj në paraqitje të mirë të ekipit”, është shprehur Ilievski.

Ndryshe trajneri i kryeqytetasve beson se ekipi i tij do të arrijë që të dal me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

 

“Kemi dy ndeshje me Craiovan, të cilat kanë vlerën e plasmanit në gjysmëfinale. Duhet që ndeshjen e parë ta luajmë me sa më pak gabime dhe me një agresivitet të madh në mbrojtje, pra ta lëmë

zemrën në parket. Nuk ka shumë hapësirë për kalkulime dhe unë besoj se lojtarët janë të përgatitur të japim maksimumin dhe ta përballojnë presionin e vendaseve”, ka shtuar Ilievski.