Në Itali janë të sigurt, Asllani do t’ia zë vendin në formacion Calhanoglus

Fitorja e mbrëmjes së dielës ndaj Milanit vulosi përfundimisht kalimin e Kristjan Asllanit te Inter.

Nëse javët e fundit janë përhapur thashethemet për një lamtumirë të mundshme të Brozovic, “Gazzetta.it” thekson se një nga arsyet është pikërisht shqiptari, ndërsa shton se kroati nuk është i vetmi lojtar “zikaltër” që “rrezikohet” nga 20-vjeçari.

E njëjta media shton se Asllani ka luajtur shumë herë si zëvendësues i Calhanoglu dhe me shumë mundësi ai mund ta nxjerr turkun shumë shpejt jashtë loje, të paktën deri diku.

Në sezonin e ardhshëm shqiptari pritet t’i marrë Calhanoglu-s gjysmën e kohës së lojës.

Një tifoze e vogël i bëri një dhuratë Vedat Muriqit para ndeshjes me Real Madridin, sulmuesi nuk mundi ta ndalte buzëqeshjen pasi e pa

Ministri Çeku: Edhe për mua është dështim nëse nuk licencohet futbolli