Trajnohen nga gjermanët

Trajnerët, gjyqtarët dhe administratorët e FFK-së, do ta kenë mundësinë të trajnohen nga gjermanët. Kjo mundësi vjen si rezultat i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB). Kjo marrëveshje është arritur pas takimit që e pati sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, me drejtuesit e DFB-së.

FFK dhe DFB janë pajtuar për një trajnim tremujor për trajnerë me mundësi që ky trajnim të zgjatet edhe për katër vjet, që trajnerëve të Kosovës t’u mundësohet pajisja me licencë “B” e me këtë do të ndihmoheshin edhe klubet që të kenë njerëz profesionalë për t’i drejtuar ekipet e të gjitha grup-moshave. Synohet që me 1 qershor të nis edhe trajnimi i parë për trajnerë.