Në Gjakovë, debat publik për stadiumin e ri

Kuvendi i Gjakovës ka organizuar debat publik lidhur me zhvendosjen e stadiumit të qytetit dhe përcaktimi i lokacionit për një stadium të ri bashkëkohor. Pjesëmarrës kanë qenë shumë qytetarë me profesione të ndryshme, që kanë paraqitur ide rreth stadiumit të ri.

“Komuna e Gjakovës ka organizuar debat publik lidhur me zhvendosjen e stadiumit të vjetër të futbolli, dhe përcaktim i lokacionit për ndërtimin e një stadiumit të ri bashkëkohor.

Në debat kanë marrë pjesë shumë qytetarë me profesione të shumta, të cilët për një kohë të gjatë kanë paraqitur ide , propozime dhe sugjerime për përcaktimin e lokacionit të një stadiumi futbollistik me përmasa që kërkojnë organizatat ndërkombëtare të futbollit.

Fillimisht nga ana e kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, janë paraqitur arsyet për të vepruar tutje që komuna e Gjakovës, krahas zhvillimit ekonomik të përfshihet edhe infrastruktura sportive dhe një kompleksë me të gjitha elementet e nevojshme. “Tema për të debatuar për lokacion të ri për ndërtimin e një stadium të ri të futbollit , ka ardhur nga nevoja për zhvillim të gjithmbarshëm dhe për qëndrueshmëri ekonomike”, ka thënë Kryetarja Kusari-Lila.

Nga ana e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit Xhelal Hoxha, janë paraqitur tri varante ku mund të ekzistojnë mundësit, për përcaktimin e lokacionit të stadiumit të ri të futbollit.

Pjesa dërmuese e qytetarëve që morën pjesë në këtë debat, kanë qenë për hapësirën tek Pika e Zezë, ndërsa kishte ide dhe mendime edhe për Rezinë dhe për hapësirën e stadiumit ekzistues.

Pas shumë ideve, sugjerime e komenteve nga qytetarët, kryetarja e komunës Kusari-Lila, ka thënë se ky nuk do të jetë debati i parë dhe i fundit, por do të organizohen takime me grupe profesioniste, në mënyrë që të arrihet edhe realizimi më i shpejtë i kësaj ideje”, ka shkruar kryetarja Mimoza Kusari-Lila në rrjetin social “Facebook”.