Në fundjavë rikthehet elita e futbollit kosovar, vëmendja në derbin Ballkani – Drita

Ballkani – Drita do jetë ndeshja derbi e xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar, me dy skuadrat të cilat po luftojnë për titullin kampion në edicionin 2023/24.

Gjilani në shtëpi do jetë nikoqir i Feronikelit ‘74, dy skuadrat me synimin e njejtë, për të fituar takimin, dhe duke u shkëputur nga zona e rrezikshme, shkruan OLLE.

Në Zahir Pajaziti, llapjanët do jenë vendas të Fushë Kosovës, e cila ka mundësinë e fundit për té qenë në hap me skuadrat që po luftojnë për t’i ikur zonës së ‘Play Out’.

Kryeqytetasit e Prishtinës, do kenë punë në Liman Gegaj të Malishevës, një nga ndeshjet më interesante që priten të zhvillohen, duke parë formën e dy skuadrave.

Liria në shtëpi pret Dukagjinin, vendasit nuk e kanë fituar asnjë ndeshje në edicionin pranveror, duke qené të fundit në tabelën e klasifikimit, ndërsa për klinasit, duhet një fitore për të qenë më të qetë nga zona e rrezikshme.

De Rossi ka instaluar mentalitetin kampion te Roma, kryeqytetasit në gjysmëfinale

“Roma e meritoi kualifikimin”, Pioli i sinqertë