Në Francë nuk kanë dyshime, Messi sipas tyre nënshkruan sot me PSG-në

Në Francë nuk kanë dyshime, Leo Messi do të nënshkruaj sot kontratën me gjigantët e PSG-së.

Ky është lajmi i fundit që është duke qarkulluar, teksa gazetarja Veronica Brunati, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, mëngjesin e ditës së sotme, shkruan se “Pleshti”, do të firmosë me PSG-në ditën e sotme, teksa në orën 10:00, klubi francez do të publikojë njoftimin për goditjen e madhe në merkato.

Pritet të shihet me mjaft kuriozitet nëse burimet e gazetares Brunati janë të sakta, ndërkohë që ekzaltimi i tifozërisë së PSG-së ka mbërritur në nivele të jashtëzakonshme pas arritjes së akordit mes klubit dhe sulmuesit.

Argjentinasi pritet të zgjedhë një mes numrit 30 ose 19 në klubin e ri.

Por kjo ka pak rëndësi për ndikimin që do të ketë në marketing, sepse fanella e parë e Messit në karrierë, pas asaj me Barcelonën, pritet të thyejë çdo rekord shitjeje.

 

Drenica prezanton edhe dy goditje të mëdha

Zyrtare: Shoshi dhe Mekaj vazhdojnë me Pejën