Në formacionin e vitit

Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, ka shkëlqyer në stinorin vjeshtor në kampionatin kroat te skuadra e tij, RNK Split. Fillimisht, mbrojtësi prishtinas është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 21-të, ku së bashku me të ishin edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Eros Grezda dhe Herdi Prenga.

Për 21-vjeçarin, kjo është hera e gjashtë që është përfshirë në formacionin e javës gjatë tërë kampionatit, duke qenë me numrin më të madh të paraqitjeve të të gjithë futbollistëve në këtë formacion. Përveç kësaj, ish-futbollisti i Partizanit ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit.