Në Ferizaj, sfida e mbijetesës

Në Ferizaj, të dielën (sot) luhet sfida e mbijetesës, ndërmjet Ferizajt dhe Istogut. Skuadra vendase e konsideron mjaftë të vështirë takimin. Kështu të paktën thotë trajneri i tyre, Rexhep Murseli.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë sepse e kemi një kundërshtar të drejtpërdrejt që lufton për ekzistencë, prandaj mendoj se duhet të luajmë një ndeshje të sigurtë gjatë tërë ndeshjes”, tha Murseli për Gazetën Olle.

Istogu udhëton pa tre lojtarët, Granit Bajra, Sanel Bandiq e Kushtrim Gashi, derisa Feriza është I kompletuar. “Mungesa nuk kemi, por me formen të cilen e kemi pasur gjatë ndeshjeve kontrolluese, mendoj se do t’ia dalim në krye”, shtoi Murseli. (Gazeta Olle)