Në dy kanale televizive transmetohen edhe dy super përballjet e basketbollit kosovar

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, aty ku takohen rivalët e përbetuar, Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:00 dhe pritet të jetë tejet e fortë, ashtu si edhe në ndeshjet e kaluara.

Ndeshja e fundit për këtë javë zhvillohet nga ora 19:00 në Gjakovë, mes Vëllaznimit dhe Pejës.

Të dyja duelet transmetohen në dy platformat: Artmotion dhe Kujtesa.

Gjakovarët së fundmi kanë bërë ndryshime të shumta në skuadër dhe hynë të motivuar në këtë ndeshje pas fitores ndaj Sigal Prishtinës, teksa pejanët e udhëhequr nga Dardan Berisha duan që të vazhdojnë me fitore dhe synimi i tyre mbetet titulli.