Në çka po beson Ferizaj?

Skuadra e Ferizajt në këtë edicion synon që ta sigurojë një ‘biletë’ në mënyrë që edhe në edicionin e ardhshëm të garojë në elitën e futbollit kosovar.

Ekipi i trajnerit Rexhep Murseli, e nisi mirë stinorin pranveror duke e mundur në fushën e saj Istogun me shifrat 2:1.

Kapiteni i kësaj skuadre, Agron Istrefi thotë se optimizmi për arritjen e objektivave në këtë edicion nuk është duke munguar në Ferizaj. “Fitorja ndaj Istogut na ka dhënë shumë besim se mundemi që të përfundojmë në atë pozitë që mundëson mbetjen në elitë”, thotë Istrefi për Gazetën ‘Olle’. Ferizajasit në xhiron e ardhshme (18) sfidojnë Besën në Pejë. “Besa është një ndër ekipet më të përforcuar dhe më cilësore në ligë, mirëpo ne nuk do të udhëtojmë me ‘flamur të bardhë’ në Pejë”, përfundoi Agron Istrefi.

Ferizaj aktualisht zë pozitën e dhjetë me 17 pikë.