Në Budapest edhe dy ish-kryetarët e FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur që më 3 maj në Budapest të Hungarisë, të mos udhëtojë e vetme.

Krahas gazetarëve që do të jenë të pranishëm, në Budapest do të udhëtojnë edhe dy ish-kryetarët e FFK-së, Agim Bytyqi dhe Sabri Hashani, që për shumë vjet drejtuan futbollin tonë, që nga mëvetësimi i tij.

Për këtë, sot ata i takuan kryetari i tanishëm Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu, të cilët fillimisht i njoftuan për ecurinë e FFK-së për ndërkombëtarizim.

“Duke konsideruar se kjo është pjesë e angazhimit të përbashkët  që nga pavarësimi i futbollit, kryetari Vokrri, dy ish-kryetarët i njohu edhe për vizitën e delegacionit të FIFA-s dhe UEFA-s si dhe njëherësh i bëri të ditur se bashkë me KE të FFK-së do të jenë edhe z. Bytyqi edhe z. Hashani në Budapest me 3 maj. Ky është një rrugëtim i përbashkët dhe bashkërisht do të ndajmë edhe festat dhe të arriturat ka theksuar kryetari  Vokrri. Ndërsa z. Bytyqi dhe z. Hashani kanë thënë se ndjehen të nderuar që z. Vokrri i ka  ftuar në këtë takim si dhe për faktin që do të jenë pjesë e delegacionit të FFK-së që do të udhëtojë më 3 maj në Kongresin e UEFA-s”, thuhet në njoftimin e FFK-s, raporton Olle.

Më 3 maj në Budapest, do të votohet për anëtarësimin e FFK-s në UEFA.