Ndryshon rregulli nga FFK, tani do të jenë 20 futbollistë në protokoll

Që nga edicioni i ri 2021/22 që fillon këtë fundjavë, skuadrat do ta kenë mundësinë që t’i përfshijnë 20 futbollistë në protokoll.

Gazeta Olle ka transmetuar ditë më parë ankesat e trajnerëve për numrin e lojtarëve rezervë.

Bekim Isufi, Ardian Nuhiu e Armend Dallku thanë se duhet të rritet numri i lojtarëve që janë në protokoll për shkak se skuadrat kanë të drejtë për pesë zëvendësime.

E kjo tanimë ka ndodhur, pasi FFK i ka njoftuar klubet se nga java e parë do të kenë të drejtë t’i kenë 20 lojtarë në protokoll nga 18 sa ishte më parë.

Ky lajm është shumë i mirëseardhur për skuadrat kosovare, pasi siç kishin deklaruar edhe tre trajnerët për Gazetën Olle, ky ndryshim ishte shumë i nevojshëm.

Trajnerët e Superligës duan nga FFK më shumë lojtarë në bankën rezervë pasi kanë mundësi për pesë zëvendësime

Tashmë më shumë lojtarë do ta kenë mundësinë të jenë afër skuadrës, e gjithashtu do t’i ofrohet më shumë mundësi edhe talentëve vendor. /Gazeta Olle/

Vushtrria shkatërron Podujevën në miqësore, shkëlqen Labinot Osmani

Kosova U19 me paraqitjen më të mirë në Evropian, humb në fund nga Mali i Zi