Ndryshon orari në Superligë, këto janë çiftet e xhiros së tretë dhe ora kur do të luajnë

Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë pas përfundimit të ndeshjeve të Kombëtareve.

E nga xhiro e tretë do të ketë orar të ri të ndeshjeve që do të luhen.

Kësisoj elita e futbollit kosovar starton ditën e shtunë me tri ndeshje shumë interesante.

Malisheva do të pres Dritën, derisa Ballkani pret Ulpianën.

Kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica është nikoqir i Prishtinës dhe që të tria ndeshjet fillojnë nga ora 16:00.

Ndërkohë ditën e diel zhvillohen dy ndeshje të tjera, ku Llapi pret Feronikelin.

E në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani është nikoqir i Dukagjinit me këtë takim që fillon nga ora 15:00.

E shtunë, 11/09/2021

Malisheva – Drita 16:00
Ballkani – Ulpiana 16:00
Drenica – Prishtina 16:00

E diel, 12/09/2021

Gjilani – Dukagjini 15:00
Llapi – Feronikeli 16:00 /Gazeta Olle/

Ekipi i Spanjës niset për Prishtinë, nesër përballen me Kosovën

Drita po merr pjesë në ECA në Geneva