Ndryshon një nga rregullat e UEFA, ndeshjet tani pritet të jenë më të zjarrëta

Nga sezona 2021-22 nuk do të vlejë goli i ekipeve mysafire, kishte njoftuar UEFA. Ky rregull ka hyrë në fuqi me 25 Qershor 2021 por pritet që në muajin Shkurt të fillon të praktikohet.

Sipas shumë ekspertëve ky rregull do të i bëjë ekipet të kërkojnë fitoren në dy ndeshjet, pasi që në ndeshjet e dyta shumë skuadra kanë luajtur më shumë për të mbrojtur rezultatin.

Në historinë e UEFA Champions League janë vendosur shumë ndeshje me golin e udhëtuesve, edhe pse ndeshja ishte mbyllur me rezultatin e barabartë.

Ndërsa tani në rast të barazimit në dy ndeshje, ndeshja do të ketë dhe dy herë nga 15 minuta dhe më pas nëse është e nevojshme fituesi do të përcaktohet me anë të penalltive.


Prishtina fiton klasikën e vjetër në basketbollin Kosovar

Llapi nuk e ka ndërmend të ndalet, nënshkruan me dy lojtar të tjerë