Ndryshojnë masat kundër COVID-19, ja sa shikues do të lejohen në stadiume

Ka ardhur vendimi i ri sa i përket rregullave kundër COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka njoftuar për lehtësim të masave, shkruan Gazeta Olle.

Me vendim të ri, stadiumet do të kenë mundësi të përmbushin deri në 10 përqind të kapacitetit.

“Aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 përqind të kapaciteteve, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen”, thuhet në njoftim e Qeverisë.

Masat e reja lehtësuese do të hynë në fuqi nga 27 shtatori, që nënkupton se derbi mes Dritës dhe Gjilani do të luhet me vetëm 5 për qind të kapaciteteve.

/Gazeta Olle/

Endri Çekiçi me gol spektakolar në Turqi, shënon njërin nga golat më të mirë në kampionat

“Pas 18 muajsh, Ronaldo do të jetë trajner i Man United”