Ndryshimi i numrave te Milani, Leao merr numrin legjendar

Milan zyrtarizoi fanellën me numër 10 që nga sezoni i ardhshëm do t’i përkasë Rafael Leaos. 24-vjeçari e trashëgon këtë numër nga Brahim Diaz që e mbajti në sezonin e fundit te kuqezinjtë ndërsa me anë të një video në kanalin zyrtar të klubit, Milan zbuloi edhe një tjetër detaj që lidhet me emrin e portugezit në fanellë.

Kështu, duke nisur nga sezoni i ri, Leao do të ketë të shkruar në fanellë edhe emrin e tij “Rafa”, pasi në të kaluarën shkruhej vetëm mbiemri i tij (R.Leao, ishte versioni i vjetër).

Ky ndryshim vjen pas rinovimit të kontratës me Leaon me kuqezinjtë që i japin luzitanit statusin e një prej futbollistëve më të rëndësishëm duke i besuar një numër të rëndë për Milanin duke qenë se më parë e kanë veshur emra si Gianni Rivera, Ruud Gullit, Carlo Ancelotti, Donadoni, Boban apo edhe Seedorf. Në këtë formë, Leoa braktis numrin 17 që e mbante prej sezonit të parë me Milanin (2019/2020).

 

Zyrtare: Marcus Thuram prezantohet te Interi

Genc Nuza kryen me sukses kontrollet fizike, do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për U19