Ndryshime në momentet e fundit, Nate Diaz do të përballet me Tony Ferguson në UFC 279

Ndryshime në momentet e fundit për meçin kryesor në UFC 279, ku Nate Diaz tani do të luftojë ndaj Tony Ferguson në një supermeç prej pesë raundeve.

Ndonëse lufta e shumëpritur e Nate Diaz ndaj Khamzat Chimaev ishte afër realizimit, ky i fundit ishte shumë lart mbi peshën e caktuar, andaj meçi u anulua, transmeton Gazeta Olle.

Diaz pa problem e arriti peshën për kategorinë e peshave të lehta, por këtë nuk e bëri edhe Chimaev, i cili momentalisht ka një rekord prej 11 ndeshjeve të fituara dhe asnjë humbje në MMA.

Presidenti i UFC-së, Dana White ishte ai që zyrtarizoi luftërat e reja në UFC 279, pas dështimit të Diaz-Chimaev.

Tani në “co-main event” së bashku me Diaz-Ferguson do të jetë edhe meçi tjetër Khamzat Chimaev ndaj Kevin Holland në kategorinë e peshave të mesme.

Përkundër ndryshimeve në momentet e fundit, pritet spektakël në oktagon.

UFC 279 do të zhvillohet të dielën pas mesnate me kohën tonë, ndërsa supermeçet pritet të fillojnë diku rreth orës 03:00 të mëngjesit. /Gazeta Olle/

Myrto Uzuni zgjidhet lojtari i muajit në La Liga 2

Sot zhvillohen dy ndeshje në Albi Mall Superligë, interesant në Malishevë dhe Skenderaj