Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë një vendim të rëndësishëm për formatin e Superkupës së Spanjës, duke hequr kohën shtesë (Extra Time) për të ulur ngarkesën e minutave për lojtarët.
Nëse ndeshjet përfundojnë barazim pas 90 minutash, ato do të shkojnë direkt në gjuajtjet e penalltive, pa kaluar më në 30 minutat shtesë.
Ky ndryshim është bërë për të shmangur lodhjen e tepërt të futbollistëve në garat e gjata dhe për të ruajtur freskinë e tyre fizike.