Dje, Real Madrid triumfoi ndaj Barcelonës në “El Clasico” në kuadër të gjysmëfinales të Superkupës së Spanjës.
“Los Blancos” dolën fitues me rezultat të ngushtë 2 – 3, pas plotë 120 minutave lojë, shkruan lajmi.net.
Ndeshja ishte e baraspeshuar me Barcelonën që dominoi pjesën më të madhe të lojës, por ishte Reali që u kualifikua në finale.
Mirëpo, një gjë që ndoshta mund t’iu këtë ikur ishte festimi i tifozëve madrilen pas goli të vonshëm të Fede Valverde.
Pasi uruguaiani realizoi golin për 2 – 3, tifozët nisën festën e famshme “Siuu”, që e këndonin sa herë që shënonte gol legjenda e klubit, tani lojtar i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.
Për më shumë shikoni videon: