Derisa skuadrat kosovare ende janë në pushim dimëror, stadiumet duket të mos kenë mbikëqyrje adekuate.
Deri më tani shumë ngjarje të ndryshme e të pazakonta kanë ndodhur nëpër stadiumet e futbollit kosovar, ndërsa së fundmi është regjistruar edhe një tjetër ngjarje e çuditshme, shkruan Zëri.info.
Në stadiumin e Fushë Kosovës janë parë disa krerë dele, të cilat po kullotnin nëpër fushën e blertë, në një mot me diel.