Ndodh në Angli, futbollisti elektricist rregullon difektin pas ndërprerjes së energjisë në stadium

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Angli gjatë një ndeshje Kupe midis Marine dhe Dunston.

Reflektorët e stadiumit Rossett Park pushuan së funksionuari dhe një lojtar i ekipit vizitor ishte ai që rregulloi problemin.

Futbollisti amator dhe elektricisti profesionist, Phil Turnbull, mesfushori i Dunston, nxitoi në trafon e ndriçimit të lokalit dhe 45 minuta më vonë arriti të zgjidhte problemin, duke lejuar që loja të rifillonte.

Gjesti u bë viral në rrjetet sociale dhe madje edhe Marine (fitoi me penallti pas barazimit me dy gola në 90′) falënderoi Phil Turnbull për vullnetin e tij të mirë.

Ballkani sot zhvillon ndeshje miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Tri medalje të bronzta evropiane për kick-boksierët tanë të rinj