Ndodh fuzionimi, Vëllaznimi mbetet pjesë e Ligës së Parë

KF Vëllaznimi në sezonin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë, ka mësuar ekskluzivisht RTV Dukagjini.

Burime të televizonit kanë konfirmuar se të mërkurën është arritur marrëveshja me një nga klubet e Ligës së Parë dhe në sezonin e ri klubi kuq e zi të bëjë gara në Ligën e Parë.

Skuadra nga Gjakova tani do të rikthehet përsëri në Ligën e Parë. Sezonin e kaluar kishte përfunduar në pozitën e fundit me 11 pikë.

“Kuqezinjtë” viteve të fundit kanë hasur në probleme të mëdha financiare, por me ardhjen e kryesisë së re në janar është stabilizuar gjendja në klub.

Vëllaznimi matematikisht ishte në Ligën e Dytë mirëpo këtë gjë nuk e lejuan Kryetari i klubit gjakovar, Gazmend Boshnjaku së bashku me anëtarët e tjerë; Ilirjan Zhubi, Erzen Kumnova, Bujar Guci dhe Edi Luzha duke u përkujdesur që skuadra gjakovare t’i shpëtoi rënies në Ligën e Dytë.

Vëllaznimi tashmë me trajner, Megzon Visoken synon që në sezonin e ri të bëjë një skuadër të fortë dhe pretendente për rikthim në Superligë.

Duhet cekur se, Vëllaznimi konsiderohet si një nga skuadrat me më shumë traditë në Kosovë.

“Ftojmë tifozët të na përkrahin”, Ramadani dhe Asllani: Marrim tre pikë me Moldavinë

Zyrtare: Ergon Hyseni i mbetet besnik Ferizajt