Ndizet situata para ndeshjes, “Xhebrailat” e Ballkanit me mesazh për Tahir Batatinën

Java e pestë e Superligës së Kosovës sjell duele tejet interesante.

Të shtunën Ballkani në formë pret Llapin që e ka filluar shumë keq edicionin e ri, shkruan Gazeta Olle.

Përballjet e këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë të nxehta dhe me rivalitet të madh.

Në ndeshjen e sezonit të kaluar ku pas përfundimit të pjesës së parë, Llapi kishte bërë një njoftim duke krahasuar Suharekën me Serbi por që kishte shkaktuar polemika të mëdha edhe pse postimi ishte fshirë nga ekipi llapjan.

Por “Xhebrailat” kanë bërë një postim para ndeshjes me Llapin, derisa kanë shkruar se nesër vjen “tuxhar” e që brenda këtij statusi lë të nënkuptohet se trajneri i Llapit, Tahir Batatina cilësohet si ‘tuxhar’, edhe për faktin se ashtu ishte cilësuar menjëherë pas ndeshjes së vitit të kaluar nga ky tifo-grup.

Ky është postimi i tyre i plotë:

“Nesër vjen tuxhari i cili krahasoj Suhareken me serbin, te gjithe e dini se cila fjali eshte adekuate per kete person neser.

TUXHAR WELCOME TO REPUBLIC OF SUHAREKA”.

 

/Gazeta Olle/

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane

Zyrtare: Arbnor Morina emërohet trajner i Ferizajt