Paolo Tramexani, ndihmës trajner i përzgjedhësit të Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka treguar për mediat italiane, përse Shkodran Mustafi zgjodhi Gjermaninë para Shqipërisë.
Duke folur për ‘sampneës24’, para derbit Sampdoria – Genoa, ai tha se ishte takuar me ish-mbrojtësin e Sampdorias, Mustafin, para se ai të zgjedhte kampionët e botës, shkruan gazetaolle.com.
“Mustafi? Gianni de Biasi dhe unë e kemi ndjekur për disa vjet, madje edhe para se të vinte tek Sampdoria. Ne kishim një takim me të, por ai zgjodhi rrugë tjetër, ku më pas u bë kampion bote me Gjermaninë”, deklaroi Tramexani.
Mustafi tani luan me Valencian. (Gazeta Olle)