Ndihmës trajneri i Maqedonisë së Veriut merr drejtimin e Vëllaznimit

Ndihmës trajneri i Maqedonisë së Veriut, Ljupco Malinkov, është emëruar trajner i Vëllaznimit të Gjakovës në basketboll.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi.

“Ljupco është mjaft i emocionuar dhe ka premtuar që do të punohet maksimalisht për të arritur qëllimet e klubit Kuq e Zi , ditëve në vijim do të zyrtarizojmë edhe përforcimet e rradhës. Jo jo nuk do të mbarojë me kaq”, njofton Vëllaznimi, raporton Gazeta Olle.

Klubet e basketbollit kanë nisur të jenë tejet aktive në ditët e fundit.