Ndezje e fishekzjarreve nga tifozët dhe hedhje e gjësendeve në fushë, merret vendimi për Prishtinën

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 20-të të BKT Superligës, xhiros së 15-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive, Komisioni Disiplinor ka kërkuar deklaratë shtesë nga Prishtina pas hapjes së procedurës disiplinore për lëshim në organizim në takimin me Ballkanin, shkruan Gazeta Olle.

Kjo për arsye se tifozët e skuadrës nga kryeqyteti kanë ndezur fishekzjarre dhe të njëjtit i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta.

Vendimi i plotë nga Komisioni Disiplinor.

Hapje e procedurës disiplinore:

FC ”Prishtina ”.  Lëshim në organizimin e ndeshjes: Me të filluar pjesa e dytë të ndeshjes, tifozët e FC”Prishtina” kanë ndezur fishekzjarre dhe të njëjtat i kanë hedhur në fushën e lojës, ndërkaq në minutën e 88, hedhin shishe të qelqit dhe kanaqe në fushën e lojës, duke mos lejuar ekzekutimin e penalltisë të akorduar për mysafirët, për çka loja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Prishtina- Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë  nga përfaqësusesi për siguri i FC “Prishtina”, datë 24.02.2022 ora 13:00.

/Gazeta Olle/

Drita me dy mungesa të mëdha ndaj Malishevës, por i rikthehet Muharrem Jashari

Nuhiu: Kam besim që do të performojmë në mënyrë perfekte nesër