Ndeshjet miqësore dhe finalja e Superkupës në Antalya – Ballkani përballet me gjigantin ukrainas

Ballkani do të udhëtoj drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore para fillimit të edicionit në Albi Mall Superligë.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka anarzhuar deri më tani dy miqësore që janë të konfirmuara, derisa do të përballet edhe me Prishtinën në finalen e Superkupës së Kosovës.

Fillimisht finalja ndaj Prishtinës zhvillohet më 20 janar me fillim nga ora 16:00.

Pastaj suharekasit do të përballen me skuadrën e njohur polake Jagiellonia tre ditë më vonë.

E ndeshja e fundit e skuadrës së udhëhequr nga Ilir Daja është ndaj gjigantit ukrainas Dynamo Kiev më 26 janar me fillim nga ora 14:00. /Gazeta Olle/

Frosinone “kafshatë” e lehtë për Juventusin, kalon në gjysmëfinale përballë Lazios

Miqësoret që do t’i zhvilloj Drita ndaj Antalyas, luan ndaj kundërshtarëve nga Polonia, Zvicra dhe Ukraina