Ndeshjet e Sigal Prishtinës në ‘Digitalb SuperSport’

Sigal Prishtina skuadra më e madhe e basketbollit të shqiptarisë i bashkohet platformës së të gjithë shqiptarisë Digitalb.

Nga tani e mbrapa, bardheblutë e koshit dhe paketa e të gjithë shqiptarëve do të jenë një, ku pas futbollit të Superligës kosovare një tjetër risi vjen nga paketa sportive e Digitalb, SuperSport, që do të sjellë dhe emocionet nga parketi i “Pallatit të Rinisë e Sporteve” në Prishtinë, ku që këtë të martë do të transmetohet live ndeshja e Ballkan League me bullgarët e Rilski Sportisk, që vjen dy javë pas fitores me Sutsjeska.

Supersport  siguroi të drejtat për transmetimin e të gjitha ndeshjeve të raundit çerekfinal duke treguar se kudo ku ka shqiptarë dhe kudo ku ata praktikojnë sport ne jemi aty, për të promovuar vlerat kuqezi, aq më tepër kur bëhet fjalë dhe për një skuadër madhështore si Sigal Prishtina, që në 13 vitet e fundit ka fituar 9 tituj kampion dhe ka në gjirin e saj dhe basketbollist amerikan si Mcgee, Stitt dhe Hulls.

Mos mungoni këtë të martë në orën 18 në Digitalb dhe Supersport me Sigal Prishtina, Plisat, por dhe flamurin kuqezi.