Ndeshjet e La Liga, Serie A dhe Premier Ligës nuk transmetohen në SuperSport, kjo është arsyeja

Ndeshjet kryesore të kësaj jave nuk do të transmetohen në SuperSport dhe SuperSport Kosova, shkruan Gazeta Olle.

Kompania e Digitalb e rrjedhimisht edhe IPKO kanë probleme me sinjalin televiziv dhe për këtë arsye kanë njoftuar klientët që ndeshjet e sotme të kampionateve më të forta evropiane nuk do të transmetohen.

Njoftimin kompania e bëri përmes televizionit dhe faqes në facebook.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“DigitAlb ju njofton se për arsye teknike të sinjalit televiziv nuk mund të kryhet transmetimi i eventeve futbollistike të planifikuara.
Njoftojmë të gjithë abonentët se abonimi Premium do të kompensohet në përfundim të afatit të tij.
Duke ju kërkuar ndjesë, ju falenderojmë për mirëkuptimin!
Shikim të këndshëm të programeve në vazhdim!”