Ndeshjet e Ballkanit në rrugëtimin historik të Ligës së Konferencës

Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Viktoria Plzen në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, me 21 shtator(të enjten) me fillim nga ora 21:00.

Kjo paraqitje e ekipit suharekas në nivelin e tretë të garave evropiane për skuadra të futbollit, është sukses historik të cilin Ballkani e realizoi dy herë radhazi.

Pas ndeshjes së fundit të Ballkanit në Superligën e Kosovës, ku barazuan me Dukagjinin 1:1, ekipi do të vazhdojë me ndeshjen e radhës si mysafir te Viktoria Plzen. Ballkani ndeshjet evropiane si vendas do t’i luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku me 5 tetor pret Dinamo Zagrebin dhe pas disa ditësh presin Astanën me 26 tetor ndërsa udhëtojnë në Kazaktistan me 9 nëntor.

Kampioni aktual i Kosovës me 30 nëntor luan në shtëpi ndaj Plzen, kurse e mbyll fazën e grupeve si mysafire e Dinamo Zagrebit më 14 dhjetor, shkruan Gazeta OLLE.

Nagelsmann pritet të zyrtarizohet si selektor i Gjermanisë

Shqipëria e të amputuarve do të marrë pjesë në Ligën e Kombeve ndërsa Kosova nuk ka mbështetje financiare