Këtë vikend do të luhet edhe xhiro e gjashtë e këtij sezoni në Kategorinë Superiore, me ndeshjen Tirana – Partizani që është më interesantja, përcjellë Gazeta Olle.
Derbi i kryeqytetit është vendosur të luhet ditën e premte më 4 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”.
Përsa i përket ndeshjeve të tjera, ato do të luhen një ditë më vonë, me Kukësi-Apolonia dhe Vllaznia-Bylis që do të startojnë në 13:45 ndërsa Skënderbeu-Laçi dhe Teuta-Kastrioti do të startojnë në 16:45.
Orari i ndeshjeve:
E premte, më 4 dhjetor
Ora 18:00 | Tirana-Partizani
E shtunë, më 5 dhjetor
Ora 13:45 | Kukësi-Apolonia
Ora 13:45 | Vllaznia-Bylis
Ora 16:45 | Skënderbeu-Laçi
Ora 16:45 | Teuta-Kastrioti