Ndeshje të çmendura në Kupën e Maqedonisë, tre ndeshje shkojnë në penallti

Skuadra më në formë momentalisht në kampionati Maqedonas, Shkupi. U eleminu nga Makedonija GP pas penalltive.

 

Koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat 0-0, por që Makedonija GP u tregua më e suksesshme gjatë penalltive.

 

Ademi, Lichina dhe Fazliu i dhanë fitoren e madhe skuadrës së Makedonija GP, ndësa te Shkupi nuk arritën të shënonin Radeski dhe Alvarez.

 

Në Tetovë dy skuadrat shqiptare u ballafaquan me njëra-tjetrën, ku Struga arriti të kualifikohet në raundin tjetër në Kupën e Maqedonisë.

 

Asnjë gol i shënuar gjatë kohës së rregullt, por drama ishte e vendosur të ndodhte gjatë penalltive, ku në fund Struga fitojë ndeshjen me rezultatin 3-4 duke u kualifikuar në gjysmë-finale.

 

Për Shkëndijen të saktë nga pika e bardhë ishin, Krivak, Dita, Neziri, ndërsa ata që dështuan të realizonin ishin Guri dhe Nafiu.

 

Lojtarët e Strugës u treguan më të suksesshëm duke arritur të shënonin katër herë, dhe të humbasin vetëm një penallti.

 

Tahiri, Galevski,Cvetanovski ishin ata që shënuan, Kacoski nuk arriti të shënonte, por për të i dhënë fund të gjitha dilemave, Cake realizoj penalltinë e pestë dhe të kualifikimit.

 

Ndeshja tjetër që fituesi u përcaktua me anë të penalltive, ishte ajo në mes të Sileks dhe Bregalnica Stip, për dallim nga dy ndeshjet e tjera, kjo ndeshje përfundojë me rezultatin 1-1 gjatë kohës së rregullt.

 

Në fund skuadra e Sileks u kualifikua në gjysmë-finale duke qenë më të saktë se Bregalnica Stip.

 

Sileks shënuan pesë herë, ndërsa Bregalnica vetëm tre, duke humbur penalltinë e gjashtë.

 

/GazetaOLLE/

 

Nesër do të luhen dhe pesë ndeshje në Kupën e Kosovës

Tahir Batatina vazhdon t’iu besojë të rinjve, sot për Llapin debutuan tre talentë të mëdhenj