Ndeshje spektakolare në NBA, LeBron James thyen rekordin e Kobe Bryant

Ndeshje fantastike u zhvilluan të shtunën në ‘NBA Christmas Day’, ku skuadrat më të mira në NBA dhuruan spektakël në pesë ndeshje.

 

Fitoren e parë në mbrëmjen e Krishtlidjeve e arritën New York Knicks, me fitore bindëse në shtëpi përball Atlanta Hawks, e cila këtë vit nuk po kalon në formë aspak të mirë.

Një nga ndeshjet më interesante në histori të ‘Christmas Day’ u zhvillua në shtëpin e Milwaukee Bucks, aty ku drerët ishin nikoqir të Boston Celtics.

Milwaukee arritën të riktheheshin në çerekun e katërt për të fituar në fund takimin, kampionët nuk e kishin aspak të lehtë ndaj një Boston shumë mirë të organizaur në mbrojtie.

Golden State Warriors marin primatin e skuadrës me rekordin më të mirë në NBA, duke triumfuar si mysafir në udhëtim te Phoenix Suns.

Luftëtarët gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë, ku në fund fituan me meritë.

Përkundër humbjes në sekondat e fundit të ndeshjes, LeBron James theu rekordin për më së shumti pikë në Christmas Day, LeBron arriti të kalonte pikërisht legjendën e Los Angeles, Kobe Bryant që e mbante me 395 pikë.

Los Angeles u mposhtën në shtëpin e tyre me rezultat 115-122 ndaj Brooklyn Nets.

 

Ndeshja që mbylli këtë maratonë të ndeshjeve, ishte ndeshja Utah Jazz – Dallas Mavericks, ndeshje e barabartë deri në fund të takimit, por në fund Utah u sigurua që fitoren ta mbajë në shtëpi.

/Gazeta OLLE/

FFK bëhet edhe me një sponsor

Tjetër tragjedi, futbollisti vdes në fushë