Ndeshje shumë interesante në Klinë, Dukagjini rikthen epërsinë ndaj Prishtinës

Dukagjini ka rikthyer avantazhin në ndeshjen ndaj Prishtinës. 

Klinasit kanë realizuar golin e dytë për 2-1, përmes Altin Merlakut nga pika e bardhë në minutën e 44-të.

Prishtina kishte barazuar shifrat në 1-1, përmes Ishte Mendurim Hotit që realizoi golin për kryeqytetasit, në minutën e 17-të, pas asistimit nga Oto John.

Mentor Zhdrella kishte shënuar për të zhbllokuar rezultatin në 1-0 në minutën e nëntë.

Ndeshja që po zhvillohet në “18 Qershori”, ka rëndësi të madhe për të dyja skuadrat.

/Gazeta Olle/

Zhbllokohet rezultati në ndeshjen Malisheva – Feronikeli

Përfundojnë pjesët e para në Klinë dhe Malishevë, këto janë rezultatet