Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë si në raste dhe në lojë, por ajo që i mungoi skuadrës së Cungut ishte saktësia. Serbët kaluan dy herë në avantazh me Mitjulikiç dhe Lazetiç, por përmbysja e madhe erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.
Fillimisht ishte kapiteni Toçi që humbi një 11-metërsh në minutën e 84-ët, por Nerguti ngushtoi diferencën me një goditje me kokë vetëm 3 minuta më vonë. Në minutën e 87-të, Kristian Shpendi i ardhur nga stoli vendos baraspeshën duke çuar në delir kuqezinjtë.
Por vetëm kaq, pasi pjesa e mbetur e lojës ishte pa shumë histori. Kuqezinjtë marrin pikën e parë në grup përballë një kundërshtari të vështirë, ndërsa 3 ditë më vonë, do të ndeshen me Maqedoninë e Veriut po në “Elbasan Arena” duke tentuar të marrin fitoren e parë./PS/