Viva Fresh Liga e Parë starton sot me një super përballje, Arbëria do të jetë nikoqire e Vushtrriasve të cilët me fitore eventuale do të shkëputeshin larg vendit të tretë.
Luftë e madhe po zhvillohet nga tre skuadrat e vendeve të para, të cilat po e synojnë rikthimin në elitën e futbollit kosovar.
Arbëria pozicionohet në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Vushtrria është në vendin e dytë me 30-të pikë, me vetëm një pikë prapa liderit FC Ferizaj.